Hamasi thotë se spitali më i madh në Gaza, Al-Shifa, është nën kontrollin e forcave izraelite, tha grupi militant në një deklaratë të mërkurën.
Izraeli nisi bastisjen në kompleksin spitalor Al-Shifa mëngjesin e së mërkurës pasi e akuzoi Hamasin se po operonte në tunele poshtë kompleksit të madh. Kjo deklaratë është mohuar vazhdimisht nga grupi militant dhe zyrtarët e spitalit.
“Ne i mbajmë përgjegjës izraelitët për jetën dhe sigurinë e personelit mjekësor, të plagosurve, të sëmurëve, fëmijëve të lindur para kohe dhe të zhvendosurve”, njoftoi zyra për media e Qeverisë së Hamasit./UBTNews/