Ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze ka thënë për DW se Rusia një ditë duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës për shkak të dëmeve që pësoi nga lufta.
“Ata duhet të paguajnë për atë që shkatërruan. Ky është ligji ndërkombëtar”, tha ajo. “Që ata duhet të paguajnë – kjo është e qartë”.
“Ata shkatërruan të gjithë infrastrukturën, shkatërruan shtëpitë dhe duhet të paguajnë për këtë”, shtoi ajo.
Schulze mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër, një mbledhje ndërkombëtare e delegatëve nga më shumë se 60 vende që ofron ndihmë financiare për rindërtimin e Ukrainës.
Banka Botërore njoftoi gjatë muajit mars se kostoja e rindërtimit të Ukrainës është rreth 411 miliardë dollarë (375 miliardë euro), më shumë se një vit qëkur Rusia pushtoi Ukrainën. Kjo shifër vazhdon të rritet me vazhdimin e konfliktit./UBTNews/