Ekonomistët presin që Gjermania të përballet me recesion në vitin 2023. Sipas projeksioneve të think tank-eve të publikuara të enjten, kriza në tregjet e gazit, rritja e çmimeve të energjisë dhe një rënie masive e fuqisë blerëse do ta shtyjnë ekonominë gjermane në recesion.
Kostoja e lartë e energjisë është faktori kryesor “që e çoi Gjermaninë drejt recesionit”, tha Torsten Schmidt, i cili drejton hulumtimin.
Schmidt tha në një konferencë për media se ekonomia më e madhe e Evropës do të tkurret gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022 “para se të kalojë në një fazë rimëkëmbjeje në fillim të vitit të ardhshëm”. Rimëkëmbja jo e plotë nga pandemia globale është ndër faktorët që kontribuan në të ardhmen ekonomike të Gjermanisë.
“Në vitin e ardhshëm, inflacioni mund të rritet edhe më tej në një mesatare prej 8.8 përqind për vit”, thuhet në një deklaratë të Institutit ifo të Mynihut.
Inflacioni po nxitet nga rritja e çmimeve të energjisë, të cilat janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës./UBTNews/