UBT News

Sipas Bullgarisë, gazi po përdoret si armë politike

Rusia ndërpreu furnizimet me gaz në Poloni dhe Bullgari pasi të dy shtetet refuzuan të paguajnë me rubla.

Ky veprim i Rusisë ka ngjallur reagime. Përderisa Polonia tha se do t’ia dalë pa gazin rus, Bullgaria tha se gazi po përdoret si armë politike nga ana e Rusisë. Bullgaria thotë se ka paguar tashmë plotësisht për furnizimet me gaz për muajin prill dhe ka akuzuar gjigantin Gazprom për shkelje të kontratës.

“Për momentin, gazi natyror po përdoret më shumë si një armë politike dhe ekonomike në luftën aktuale”, tha ministri bullgar i energjisë, Aleksandër Nikolov.

Ai shtoi se Bullgaria po e ndjek pozicionin e Bashkimit Evropian që ka kërkuar nga vendet të mos i nënshtrohen kërkesave ruse për të paguar me rubla./UBTNews/

Exit mobile version