Vështirësi në aktivitetet e zakonshme si veshja e rrobave, ecja apo ngrënia e vakteve mund të shihen që një apo dy vite para se personat të diagnostifikohen me artrit reumatoid.
Kjo vinte si pasojë e një numri të madh faktorësh, ku përfshihen dhimbja mendore dhe fizike, përdorimi i medikamenteve siç është glukokortioidët apo antidepresantët.
Për studimin ku bazohet AgroWeb.org, kërkuesit vëzhguan pacientë të prekur nga kjo sëmundje dhe persona që nuk kishin shenja të saj.
Në gati dyfishin e rasteve personat e prekur me këtë sëmundje kishin probleme kryesisht me lëvizjen. Rreth 15% e të prekurve nga kjo sëmundje tregonin humbje të funksioneve të aparatit lëvizës.
Diçka e tillë tregoi se një nga shenjat e para që duhet të ruani është pikërisht funksioni i gjymturëve. Kapja në kohën e duhur të një sëmundje është gjithmonë shumë e rëndësishme.
Sidomos në rastin e artritit rheumatoid, nëse diagnostikohet në fazat e para të përhapjes së saj, mjekët dhe specialistët mund të parandalojnë prekjen e organeve të tejra.
Kjo sëmundje po përhapet gjërësisht dhe ndikon direkt tek cilësia e jetës.
Simptoma si enjtja e kyçeve, plogështi, humbje e oreksit apo dhe lodhje e papritur janë ato që duhet të tregoni kujdes.
Metoda natyrale për artritin dhe reumatizmën
Ekspertët i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në zbulimin e lidhjes së ushqimeve dhe erëzave me zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga reumatizma dhe artriti.
Sipas tyre, frutat, perimet dhe drithërat janë natyralisht të aftë të luftojnë inflamacionin dhe të mirëmbajnë peshën e trupit.
Mbipesha është problematike për kyçet, sipas informacioneve të AgroWeb.org.
Për çdo 500 gramë të humbur, pesha e gjurit lehtësohet si të kishit humbur 2 kilogramë.
Ushqimet që lehtësojnë dhimbjet e artritit
Ndonëse nuk ka një ushqim specifik që mund të përshkruhet si magjik kundër dhimbjeve, një regjim i shëndetshëm ushqimor bën ndryshim në organizëm.
Brokoli dhe lakrat
Këto perime janë të dobishme në ngadalësimin e progresit të sëmundjes. Ato janë të pasura në ushqyes, vitamina dhe minerale që u bëjnë mirë kyçeve dhe zbusin dhimbjen.
Peshqit
Salmoni, peshku ton, trofta dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3 që luftojnë inflamacionin.
Peshqit duhen ngrënë dy tre herë në javë.
Në të kundërt, duhet të merrni suplementë të omega-3.
Hudhra
Hudhra, qepët dhe preshi përmbajnë përbërës që luftojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë artritin.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto përbërës, kufizojnë ndjeshëm aktivitetin e enzimave që dëmtojnë kyçet./AgroWeb.org