Faqet e mediave sociale mund të bllokohen ose gjobiten në Singapor nëse nuk ndalojnë përdoruesit nga përmbajtje “të dëmshme” sipas një ligji të propozuar të prezantuar në parlament të hënën.
Sipas projekt-ligjit, rregullatorët mund të urdhërojnë platformat e mediave sociale të bllokojnë “përmbajtjet skandaloze” përfshirë postimet që mbrojnë dhunën dhe terrorizmin ose përshkrimet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Përmbajtja që paraqet rrezik për shëndetin publik ose që ka të ngjarë të prishë harmoninë racore dhe fetare në Singapor është e përfshirë poashtu, tha Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit në një deklaratë të hënën.
Rregullatorët gjithashtu mund të urdhërojnë platformat për të bllokuar një llogari specifike që të mos aksesohet nga përdoruesit në Singapor, por urdhrat nuk do të zbatohen për komunikimet private.
Parlamenti do ta debatojë projektligjin në nëntor. Nëse miratohet, do t’u jepte autoriteteve një mjet tjetër për të kontrolluar përmbajtjen në internet.
Singapori vitin e kaluar miratoi një ligj të diskutueshëm që synonte parandalimin e ndërhyrjes së huaj në politikën e brendshme./UBTNews/