Mesatarisht, çmimet janë rritur me 7.4% nga viti në vit në terma të monedhës vendase për mbi 200 mallra dhe shërbime të përdorura zakonisht, një rënie nga rritja rekord prej 8.1% vitin e kaluar, por ende “dukshëm më e lartë se tendenca në vitet 2017-2021”, thuhet në një raport.
Singapori për herë të nëntë renditet si qyteti më i shtrenjtë në 11 vitet e fundit për shkak të niveleve të larta të çmimeve në disa kategori.
Ky qytet ka çmimet më të larta të transportit në botë. Është gjithashtu ndër qytetet më të shtrenjta për veshje, sende ushqimore dhe alkool.
Renditja e Zyrihut si qyteti më i shtrenjtë pasqyroi fuqinë e frangut zviceran dhe çmimet e larta për sende ushqimore, mallra shtëpiake dhe argëtim, thuhet në raport.
Gjeneva dhe New Yorku renditen në vendin e tretë, ndërsa Hong Kongu në vendin e pestë dhe Los Angeles në të gjashtin./UBTNews/