Singapori ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12-15 vjeç për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve.
Në një prononcim nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se vaksina dëshmoi efikasitet te të rriturit.
Qeveria do të zgjasë edhe intervalin kohor mes dy dozave të vaksinave nga gjashtë në tetë javë, nga tri deri në katër javë aktualisht./UBTNews