UBT News

Singapori ashpërson masat antiCOVID

Singapori ka ashpërsuar masat antiCOVID për shkak të rritjes së rasteve si dhe përhapjes së disa varianteve të reja javët e fundit.

Masat e reja që u paraqitën nga Ministria e Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi nga e shtuna deri në mes të qershorit. Me masat e reja nuk do të lejohet tubimi i më shumë se dy personave dhe do të ndalohen daljet në restorante.

Autoritetet thonë se masat do të rishikohen pas dy javësh për të vlerësuar nëse nevojiten masa shtesë./UBTNews

Exit mobile version