UBT News

Singapor: “Robocop”-ët nisin patrullimet në rrugë

Singapori ka nisur së fundmi testimin e disa robotëve patrullimi që lëshojnë paralajmërime ndaj personave që përfshihen në sjellje të padëshirueshme shoqërore, duke shtuar kështu një arsenal të ri në teknologjinë e mbikëqyrjes në qytet-shtetin.

Pajisja e fundit e vëzhgimit nga qeveria quhen “Xavier” dhe ajo lëshon paralajmërime për publikun për sjellje të caktuara. Kjo përfshin pirjen e duhanit në zona të ndaluara, parkimin gabim të biçikletave dhe shkeljen e rregullave të distancimit shoqëror të koronavirusit.https://a2news.com/inc/uploads/2021/10/640x360_MP4_3601970216335131004.mp4

Shpesh herë Singapori ka qenë në qendër të kritikave për shkeljen e lirive civile dhe njerëzit janë mësuar me kontrolle të rrepta, por shqetësimi po shtohet shumë pas prezantimit të teknologjisë së re.

Gjatë një patrullimi, një nga robotët “Xavier” kaloi në një qendër të banuar dhe u ndal para një grupi banorësh të moshuar që shikonin një ndeshje shahu.

“Ju lutemi mbani distancën një metër, ju lutemi mos qëndronim më shumë se pesë persona për grup,” u dëgjua një zë robotik.

Shumë nga qytetarët i kanë krahasuar “vëzhguesit” e rinj si personazhin kryesor në filmin “Robocop”.

Exit mobile version