Dhjetë sindikata globale kanë paraqitur një ankesë duke i kërkuar Izraelit të japë pagat për më shumë se 200 mijë punëtorë palestinezë të privuar nga pagat që nga fillimi i luftës në Gaza.
Sipas ankesës së paraqitur në Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) të premten, kërkohen pagat dhe përfitime e mbajtura për punëtorët e punësuar në Izrael përpara sulmeve të 7 tetorit atje nga luftëtarët e grupit militant palestinez Hamas.
Sindikatat përmendën “miliona dollarë të ardhura të humbura, duke shkaktuar pasiguri të rëndë financiare… dhe vështirësi të përhapura për punëtorët e prekur dhe familjet e tyre, të cilët nuk kanë akses në mjetet juridike”. Izraeli ka ratifikuar konventën e ILO-s për mbrojtjen e pagave të papaguara, e cila është ligjërisht e detyrueshme për nënshkruesit. Sipas ankesës, 13 mijë punëtorë nga Rripi i Gazës nuk janë paguar për punën e kryer para 7 tetorit.
Për më tepër, rreth 200 mijë punëtorë palestinezë nga Bregu Perëndimor nuk janë lejuar të hyjnë në Izrael që nga shpërthimi i luftës gati një vit më parë dhe nuk janë paguar për punën e bërë para fillimit të saj./UBTNews/