UBT News

Sindikatat e Shëndetësisë kërkojnë shtesat, ose do të ketë grevë të përgjithshme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton se ka shqyrtuar gjendjen aktuale në shëndetësi gjatë muajve të pandemisë COVID-19, punën e punëtorëve shëndetësorë si dhe shtesës në pagë prej 300 euro.

“Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri ftojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të kryejnë pagesën e stimulimit shtesë për muajin korrik dhe gusht 2020 për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa e përfituar këtë stimulimi si dhe Të kryejnë pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalim dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës për muajt shtator dhe tetor me pagën e muajit tetor 2020. Në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave të lartëpërmendura Këshilli Drejtues do të merr vendim për Grevë të Përgjithshme në të gjitha institucionet shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e FSHK-së.

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që ta miratojnë Pakon Emergjente për Rimëkëmbje Ekonomike./UBTNews

Exit mobile version