UBT News

Sindikata e Shërbimit Korrektues proteston para Qeverisë për mospërfshirje në pagat shtesë

Pjesëtarë të Sindikatës së pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë protestuar të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës, për mospërfshirje në pagat shtesë në kuadër të ligjit mbi pandeminë Covid-19.

Sadat Murturi nga Sindikata e Burgut Korrektues tha që kjo është e padrejtë dhe se ndihen të diskriminuar.

 “Nuk kemi dalë prej qefit, e as për 100 euro, po jemi dalë se jemi diskriminuar si sindikatë”, tha Murturi nga kjo sindikatë.

Në anën tjetër zëvendëskryetari i Shërbimit Korrektues, Frashër Racaj, tha që janë detyruar që ta zhvillojnë këtë aksion dhe nëse s’plotësohen kërkesat e tyre, do të ndërmarrin masa më radikale.

“Ne presim qe të gëzojmë ketë të drejtë dhe nëse nuk realizohen do vazhdojmë me protesta më radikale duke i ndërprerë edhe disa prej punëve tona”, tha Racaj.

Tutje ai tha që u jep institucioneve afat deri të premten që të marrin një përgjigje pozitive, dhe të realizohen kërkesat e tyre.

Exit mobile version