UBT News

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës përshëndet vendimin e Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ditë më parë ka shfuqizuar vendimin për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).

Për çka Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka përshëndetur këtë vendim duke thënë se në këtë formë mbrohet në mënyrën më të mirë interesi i shtetit të Kosovës dhe Shërbyesve Civil. Ngase sipas tyre, kuvendi i Kosovës nuk do të duhet me këtë institucion.

Sindikata kërkon nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryesia që të merren masa ndaj atyre që kanë qenë promotor të këtyre proceseve.

Tendenca për të sulmuar këto institucione të pavarura është në kundërshtim me çdo normë dhe rregull dhe se Kuvendi i Kosovës dhe komisionet parlamentare nuk duhet të luajë rolin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës sepse përgjegjësit janë të ndara në këtë aspekt, andaj edhe nuk duhet të ndërhyhet në kompetenca të institucioneve tjera.

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kërkon nga kreu i Kuvendit të Kosovës dhe kryesia, që të merr masa ndaj atyre që kanë qenë promotor të këtyre proceseve me ç ‘rast i është shkaktuar dëm i pariparueshëm institucionit më të lartë të vendit tonë Kuvendit të Kosovës, sepse çfarë mund të pritet nga institucionet tjera kur Kuvendi shkel Kushtetutën e Kosovës si dokumenti më i rëndësishëm i vendit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version