Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se sot patën një tubim në Termocentralin Kosova A, në të cilin është diskutuar për protestën që pritet të mbahet nesër.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook është thënë se është marrë mbështetje e jashtëzakonshme nga punëtorët për këtë protestë në takimin e sotëm. Protesta do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 para zyrave të KEK-ut.
“Jemi të vendosur për të kërkuar: Rritjen e pagave për të gjithë punëtorët, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, siç e kërkon ligji”.
“Mos harroni, kjo protestë është për të drejtat dhe dinjitetin tonë si punëtorë të KEK-ut! Është koha të tregojmë që kërkesat tona janë të drejta dhe të merituara. Secili zë i juaji ka rëndësi dhe bashkimi ynë është arma jonë më e fuqishme!”, thuhet në njoftim.