UBT News

Sindikata e Policisë paralajmëron protesta

Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëruar protesta, meqë sipas tyre, jo të gjithë zyrtarët policorë janë përfshirë në vendimin për shtesat prej 100 eurosh, vendim ky që u mor sot nga Qeveria e Kosovës.

Nga Sindikata thonë se kanë mbajtur sot një takim, ku kanë vendosur që të paralajmërojnë protesta duke e parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjësve të PK-së.

“Sindikata e Policisë së Kosovës tash e një kohë të gjatë kërkon me ngulm nga Qeveria e Republikës së Kosovës realizimin e kërkesave të tyre të parashtruara kohë më parë. Kërkesa këto që ishin vazhdimi i pagesës së pakos emergjente për të gjithë punonjësit e PK-ës, pa dallim pozite dhe njësie, dhe fillimi i pagesës së shujtës (ushqimore) sipas zotimit për realizim nga muaj janar 2021 për të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës. Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të njëpasnjëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i përket realizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujtën ushqimore nuk kemi përgjigje se do të paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do të fillojë nga ky fillim vit”, thuhet në reagim./UBTNews

Exit mobile version