UBT News

Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje, shkak dhuna fizike

Me letra në duar “Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik! E as nuk kam liri për t’u shprehur lirshëm”, kanë protestuar në heshtje, sindikata e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Sindikalistët kanë reaguar ndaj “sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi”.

Protestuesit nuk janë deklaruar rreth këtij sulmi fizik, derisa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i pyetur nga mediat ka thënë se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se momentin që sipas tij mblidhen të gjitha faktet, do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës.

Të gjitha faktet janë duke u vlerësuar sepse duhet të sigurohemi të mos diskriminojmë askënd. Edhe policia është duke u marrë me rastin, po e presim edhe raportin e policisë, po i ndërmarrim edhe veprimet e tona. Momentin që i kemi të gjitha faktet duhet të ndërmarrim vlerësimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës”, ka thënë Çeku.

Kjo protestë është organizuar si një thirrje kundër çdo forme të dhunës dhe për respektimin e integritetit të zyrtarëve publikë, si dhe për të kërkuar që ky rast të trajtohet me drejtësi nga institucionet përkatëse.

Exit mobile version