Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që në mbledhjen e nesërme të Qeverisë t’i diskutojë kërkesat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.
Kërkesat e tyre janë që paga e ndërrimeve të natës të rritet për 100%, nga 18 euro në 36, të paguhet puna gjatë vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.
“Ne u kujdesëm për shtetin, është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhet në reagimin e Sindikatës./UBTNews