UBT News

Sindikata e Infermierëve i reagon Qeverisë: Kërkesat tona s’janë përfillur

Sindikata e Infermierëve të Kosovës i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave të tyre.

Në reagimin e Sindikatës thuhet ndonëse i zhvilluan disa takime me akterët kryesorë të Qeverisë në detyrë, dhe janë në pritje të një takimi me kryeministrin në detyrë, kërkesat e tyre ende nuk janë realizuar.

“Ne ende jemi në pritje të një takimit që na premtoi kryeministri në detyrë para disa ditësh. Kishim shumë kërkesa, si ngritjen e pagës përmes ligjit të pagave, punësimin e 2 mij infermierëve, pagesën e rrezikshmërisë, pagesën e orëve shtesë, pagesën e punës gjatë vikendeve, ligjin për infermierinë, ambient të sigurt për punë, por për shkak të situatës së rëndë me pandeminë, ne zgjodhëm që gjatë vitit 2020 të jetë vetëm ngritja e pagesave të ndrrimeve të natës nga 18 euro sa janë tani, në 36 euro për 12 orë pune gjatë natës, që Buxhetit të shtetit do t’i kushtonte vetëm 2.5 mil euro për një vit, për të gjithë infermierët e Kosovës dhe punësimi i infermierëve të rinjë. As kjo kërkesë minimale e jonja nuk u përfill. Reagum edhe për shtesat për punë gjatë pandemisë, që për ne ishin fyese, vetëm 150 euro, por kur tatimohen mbesin diku rreth 120 euro. Sepse virusi nuk njeh pozitë e as shkollim. U infektuan mbi 2000 infermier, ndërsa 8 të tjerë vdiqën. Infermierët ishin 24 orë pran pacientëve, anipse u nënqmuan dhe u lan në numër të vogël, aq sa ishin, për dallim nga të tjerët. Infermierët janë ata që dhanë më së shumti në pandemi, por morën vetëm premtime boshe gjatë gjithë kohës”, thuhet në reagim./UBTNews

Exit mobile version