Aknet, urthi, mjegulla mendore dhe lodhja e vazhdueshme mund të jenë shenja të një diete të pasur me yndyrna të ngopura.
Këto yndyrna gjenden në shumë ushqime të përditshme, si gjalpi, djathi, mishi i kuq dhe ushqimet e përpunuara. Sipas CDC-së, dy të tretat e njerëzve konsumojnë më shumë se sasia e rekomanduar.
Yndyrnat e pangopura (vaj ulliri, vaj avokado) janë të shëndetshme, ndërsa yndyrnat e ngopura (gjalpi, vaji i kokosit) mund të jenë të dëmshme në sasi të mëdha.
Simptoma të zakonshme:
Lodhje dhe letargji pas vakteve: Ushqimet e pasura me yndyrna të ngopura ngadalësojnë tretjen dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni të rëndë dhe përgjumur. Zëvendësimi i mishit të kuq me peshk dhe drithërave të rafinuara me drithëra të plota mund të rrisë energjinë.
Vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën: Marrja e lartë e yndyrnave të ngopura mund të ngadalësojë reagimet dhe të ndikojë tek kujtesa. Dietat me më pak yndyrna të ngopura, si dieta MIND, përmirësojnë funksionin mendor pas disa muajsh.
Fryrje, urth dhe probleme me tretjen: Yndyrnat mund të ngadalësojnë tretjen dhe të shkaktojnë refluks acidik, gazra dhe ndjesi rëndese. Zvogëlimi i ushqimeve të skuqura, mishrave me yndyrë dhe ëmbëlsirave kremoze mund të ndihmojë.
Aknet dhe inflamacioni i lëkurës: Yndyrnat e ngopura rrisin prodhimin e sebumit dhe bllokojnë poret, duke shkaktuar akne. Një dietë e pasur me perime me gjethe jeshile, arra dhe peshk mund të përmirësojë gjendjen e lëkurës.
Ankthi dhe luhatjet e humorit: Dieta ndikon tek shëndeti mendor. Reduktimi i yndyrnave të ngopura dhe konsumimi i yndyrnave të shëndetshme, si omega-3, ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit.
Dieta mesdhetare, e pasur me peshk, vaj ulliri dhe perime, ka efekt pozitiv tek truri dhe gjendja emocionale.
Si të balanconi dietën?
Zëvendësoni gjalpin me vaj ulliri;
Hani mish të kuq më rrallë dhe peshk më shpesh;
Shtoni më shumë perime, fruta dhe drithëra të plota në vakte. /A.Z/UBT News/