UBT News

Simiq dhe Vukasinoviq deklarohen të pafajshëm për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe i akuzuari tjetër Urosh Vukasinoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Simiq thotë se është fajtor.

“E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor.”

Ndërsa i akuzuari Vukasinoviq po ashtu mohoi veprën penale që i vihet në barrë.

“Nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm.”

Të dy të akuzuarit ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve të mediave të Kosovës gjatë protestave në Leposaviq, ku u plagosën disa përfaqësues të mediave dhe u shkaktuan dëme materiale në pajisje dhe automjete të tyre.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e rastit, Ajtene Zoni, lexoi aktakuzën ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprat penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Sulmi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./D.B/EO

Exit mobile version