Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar nevojën për një partneritet më të ngushtë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke u përqendruar në çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në një postim të tij në X, ai ka diskutuar rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes, si dhe përpjekjet për të siguruar që Ukraina të ketë mbështetjen e nevojshme për të arritur një paqe të qëndrueshme.
“Është mirë që u takova me Ministrat e Mbrojtjes të BE-së . Bashkëpunimi NATO-BE është thelbësor përballë kërcënimeve aktuale të sigurisë. Diskutuam rritjen e shpenzimeve dhe prodhimit të mbrojtjes dhe çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Rutte.