Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim kolonel Massimo Rosati, komandant i Karabinierëve MSU në Kosovë me të cilin ka diskutuar mbi aktivitetet e forcave të Karabinierit.
Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierëve po e kryejnë në Kosovë me qëllim që së bashku me institucionet tona të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët tanë.
Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në aspektin profesional dhe operativ me qëllim të garantimit të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.