Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot në Bruksel me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus.
Në këtë takim është diskutuar mbi angazhimet e përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”.
Takimi me zyrtarët e lartë të NATO-s vjen pak ditë pas sulmit terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit” në veri, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë.