UBT News

Siguria në Kosovë, kreu i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve të NATO-s

Komandant i KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani priti sot në takim ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.

Kam vënë theksin në unitetin e përpjekjeve dhe qëllimit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale”, tha komandanti i KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Exit mobile version