UBT News

Siguria e pasaportës biometrike, Shqipëria anëtarësohet në ICAO PKD

Shqipëria ka u bë vendi i 99-të që bashkohet me Drejtorinë e Çelësave Publik (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), një hap i rëndësishëm në sigurimin e dokumenteve të udhëtimit. Ky anëtarësim përmirëson besueshmërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të Shqipërisë, duke garantuar njohjen e autenticitetit të pasaportave shqiptare nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

ICAO PKD është një platformë globale për shkëmbimin e informacionit mbi dokumentet e udhëtimit, që ndihmon në verifikimin e pasaportave biometrike dhe garanton sigurinë kufitare. Ky sistem do të lehtësojë udhëtimet për qytetarët shqiptarë, duke përmirësuar kalimin në pikat doganore dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ceremonia e anëtarësimit u mbajt në Montreal, Kanada, ku Shqipëria u përfaqësua nga Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, e cila nënshkroi marrëveshjen për integrimin në këtë sistem global.

Exit mobile version