UBT News

Siguria e fëmijëve, tre produkte që nuk blihen kurrë të përdorura

Me rritjen e çmimeve të pajisjeve, rrobave dhe lodrave për fëmijë, shumë prindër po zgjedhin artikuj të dorës së dytë ose të trashëguar.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se disa produkte, edhe pse duken në gjendje të mirë, mund të jenë të rrezikshme për sigurinë e fëmijëve, shkruan Daily Mail.

Sediljet e makinave

Sediljet e përdorura janë të rrezikshme, sidomos nëse kanë qenë pjesë e një aksidenti. Dëmtime të brendshme të padukshme, si mikroçarjet, kompromentojnë sigurinë, ndërsa rripat e sigurimit dobësohen me kalimin e kohës. Modelet e vjetra nuk i përmbushin standardet e reja, mungesa e udhëzimeve origjinale rrit rrezikun e instalimit të gabuar. 22% e prindërve përdorin sedilje makine të dorës së dytë.

Dyshekë të përdorur

Dyshekët mund të jenë të rrezikshëm, veçanërisht nëse nuk janë përdorur nga një familje e besueshme. Lullaby Trust paralajmëron se përdorimi rrit rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave. Nëse përdorni dyshek të përdorur, sigurohuni të ketë mbulesë të papërshkueshme nga uji, të jetë pastruar dhe tharë, i fortë dhe i sheshtë, e të përshtatet në mënyrë të sigurt në krevatin e foshnjës.

Helmetat

Ashtu si sediljet e makinave, helmetat nuk duhet blerë të dorës së dytë. Edhe pse duken të padëmtuara, nuk ka mënyrë për të verifikuar nëse kanë pësuar goditje që dobësojnë strukturën e tyre. Një helmetë e re garanton siguri, ndërsa një e përdorur mund të jetë e rrezikshme.

Çfarë mund të blihet me siguri të dorës së dytë?

Disa artikuj konsiderohen të sigurt për t’u blerë të dorës së dytë, për sa kohë që janë në gjendje të mirë dhe plotësojnë standardet e sigurisë. Këto përfshijnë karroca fëmijësh, djepë, porta sigurie për shkallët dhe mobilje për fëmijë.

Me kujdes shtesë, konsideroni blerjen e lodrave, rrobave, shisheve, pompave të gjirit e monitorëve të foshnjave. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version