Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio shpalli të martën një ligj përmes së cilit ndalon martesat e fëmijëve. Ky vend njihet për martesat e hershme të vajzave, sidomos para moshës 18-vjeçare.
“Liria ka ardhur për gratë tona”, tha Bio gjatë një ceremonie të organizuar nga grupet feministe dhe zonjat e para të Afrikës Perëndimore në kryeqytetin Freetown.
Parlamenti i Sierra Leones miratoi ligjin muajin e kaluar, pasi i dha dritën e gjelbër një projektligji i cili kriminalizon martesat e vajzave nën moshën 18-vjeçare me të paktën 15 vjet burg ose një gjobë të ashpër prej më shumë se 2 mijë dollarë.
“Kjo është një arritje që do t’i atribuohet administratës time”, tha Bio.
Ai i kërkoi vendit të “ushqejë” barazinë “duke eliminuar të gjitha format e dhunës dhe veset e përjashtimit ndaj grave”./UBTNews/