Qyteti më i populluar i Australisë, Sidnei, ka thyer një rekord vjetor 70-vjeçar të reshjeve të enjten, pas një viti të shënuar nga përmbytjet shkatërruese në bregun lindor.
Nga pasditja e hershme, Sidnei kishte regjistruar totalin e tij më të lartë vjetor të reshjeve në rekord — 2,216 milimetra — me rreth 86 ditë të mbetura deri në fund të vitit.
Viti i mëparshëm më i lagësht i Sidneit ishte viti 1950, kur kishte 2194 milimetra shi.
Sidnei, së bashku me shtetin më të gjerë të Uellsit të Ri Jugor, po përgatiten për një tjetër përmbytje të rëndë këtë fundjavë.
Ministri i Shërbimeve të Emergjencave Shtetërore, Steph Cooke tha të enjten se më shumë shi mund të ketë një ndikim të rëndë.
“Çdo reshje shtesë shiu ka potencialin të shkaktojë përmbytje të menjëhershme”.
Katastrofa e përmbytjeve në bregun lindor në mars mori më shumë se 20 jetë, poashtu në korrik dhjetëra mijëra banorë të Sidneit u urdhëruan të evakuoheshin./UBTNews/