Derisa fansat e Caramac po e vajtojnë ndërprerjen e prodhimit të çokollatës dhe çokollatat Animal Bars mbesin në nostalgjinë e fëmjërisë, lloje të ndryshme të çokollatave prodhohen.
Megjithatë asnjëra nuk krahasohet me shijen që ofron çokollata e nxehtë. Për ne, është lehtësisht e arritshme duke u dorëzuar në formë qeseje ose duke e kërkuar atë në ndonjë kafene. Por disa shekuj më parë, vetëm njerëzit shumë të pasur mund ta përballonin çmimin e një çokollate të nxehtë – dhe ajo ofrohej në formë të lëngshme. Fjalët “nxehtë” dhe “pije”hynë në përdorim më vonë kur çokollatat e ngurta u shpikën (nga Fry’s of Bristol) në vitin 1847.
Kakaoja depërtoi në Evropë përmes Spanjës në vitin 1585, pasi Spanja kolonizoi Amerikën, dhe një dokumentar i titulluar “A Curious Treatise of the Nature and Quality of Chocolate” u përkthye nga gjuha origjinale spanjolle dhe u publikua në Angli në vitin 1640.
Dy vjet më vonë, edicioni i dytë i dokumentit u publikua nga James Wadsworth me titullin “Chocolate, Or and Indian Drinke”, ku mes tjerash u raportua se çokollata mund të blihet me “çmime të arsyeshme” nga librashitësi John Dakins në Holborn.
Çokollata kishte mbërritur në kryeqytet. Dhe shtëpia e parë që ofronte çokollatë – e reklamuar si “drejtuar nga një francez” – në Londër u hap në vitin 1657 në Queen’s Head Alley, afër Bishopsgate. Samuel Pepys e përmendi atë në shënimin e tij të ditarit të së mërkurës më 24 prill të vitit 1661: “U zgjova në mëngjes me dhimbje koke për shkak të pijes nga nata e kaluar, për të cilën ndihem keq; kësisoj dola në mëngjes për të pirë kafe me Z.Creed, dhe ai më ofroi çokollatë për të ma lehtësuar dhimbjen e stomakut”.
Popullariteti i kësaj pije të re të zbukuruar çoi në prodhimin e enëve për përgatitjen e çokollatës. George Garthorne, një argjendar londinez, prodhoi tenxheren më të hershme të njohur me emrin çokollatë e argjendtë në Angli në vitin 1685. Tutje u prodhua një mjet i njohur ndryshe si një mulli molinet, moulinet, molinillo, moussoir ose çokollatë, që ishte i nevojshëm për shkak të përqindjes së lartë të gjalpit të kakaos do të thoshte se kërkohej përzierje e fuqishme.
Në vitet 1690 u përshkuan me krijimin e White’s në Mayfair, shtëpisë me çokollatë të Saunders dhe Ozinda në St James’s Street dhe Kakao-Tree në Pall Mall. Me lëvozhgë agrume, jasemini, vanilje, myshk dhe amberg, çokollata ishte një produkt i shtrenjtë dhe për hyrja në shtëpitë e çokollatës ishte me tarifa.
Dhe kësisoj me vazhdimin e viteve vetëm se u rrit përdorimi dhe prodhimi i saj. Porse kjo nënkuptonte se prodhimi i saj nuk ishte pije e zgjedhur për masat – derisa ndodhi prodhimi i saj. Në vitin 1729, George II lëshoi patentën për një makinë bluarëse për të bërë pluhur më të imët çokollatë.
Përfitues i asaj patente ishte Walter Churchman, i cili përdori një rrotë me energji uji për të shtypur më shumë kokrra në të njëjtën kohë. Ai e zhvendosi kompaninë e tij nga Bristol në Londër dhe prodhoi tableta çokollatë që do të treten më shpejt se produktet e bëra me dorë. Biznesi kaloi në duart e Joseph Fry dhe nën brezat e familjes Fry u bë prodhuesi më i madh komercial i çokollatës në Britani të Madhe, derisa në 1919 u bashkua me Cadbury’s.
Dhe kështu një filxhan çokollatë nuk ishte më vetëm në dorën e londinezëve të pasur – edhe pse përbërja e ëmbël qumështore e shërbyer tani ka pak ngjashmëri me pijen e njohur e aq të dashur nga klientela./UBTNews/