UBT News

Si trajtohet lia e majmunit?

2J9DR47 Monkeypox virus, infectious zoonotic disease

Ndërsa lia e majmunit po vazhdon të përhapet në shumë vende të botës, shumica e njerëzve që u prekën nga kjo sëmundje kishin simptoma të lehta dhe nuk nuk kishin nevojë për ndonjë trajtim specifik.

“Për shumicën e njerëzve, simptomat ishin kryesisht të lehta, por mund të shëroheshin lehtë – ndonëse mund të marrë shumë kohë”, deklaroi William Schaffner, profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Vanderbilt.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave nuk ka miratuar asnjë terapi posaçërisht për trajtimin e lisë së majmunit. Por Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po e vënë në dispozicion ilaçin antiviral tecovirimat gjatë shpërthimit dhe thotë se mund të përdoret për pacientët me linë e majmunit, që kanë ose janë në rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.

Të dhënat mbi numrin e pacientëve në këtë kategori janë të limituara. Por Dr.Mary Foote, drejtor mjekësor  i Zyrës së Përgatitjes dhe Reagimit në Departamentin e Shëndetit dhe Higjienës në qytetin e New York-ut, tha javën e kaluar se përqindja e rasteve me linë e majmunit në qytet ishte më e lartë sesa që pritej. Foote tha se ofruesit atje kanë filluar trajtimin me tecovirimat për “afër 70 pacientë” dhe numri i rasteve të konfirmuara në qytet në atë kohë ishte në 336.

Vaksinimi mund të parandalojë ose zvogëlojë rrezikshmërinë

Sipas CDC, lia e majmunëve mund të përhapet nga personi në person në mënyra të ndryshme.

Vaksina Jynneos është e vetmja vaksinë që është miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajtimin e lisë së majmunit. Edhe një vaksinë kundër lisë së majmunit, e njohur sikurse ACAM2000 është miratuar dhe mund të përdoret gjatë shpërthimit.

CDC thotë se vaksinimi mund të rekomandohet për njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me dikë që kishte linë e majmunit, ata që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit dhe ata që janë në rrezik të lartë të ekspozimit, si disa profesionistë shëndetësorë dhe punonjës laboratori./UBTNews/

Exit mobile version