UBT News

Si t’i bëni peshqirët sërish të butë me një produkt krejt natyral?

Peshqirët me kalimin e kohës ashpërsohen sepse shumica e njerëzve i lajnë gabim.

Përdorimi i shpeshtë i zbutësit krijon shtresë yndyrore mbi fibra, e cila mbledh sapun e baktere dhe i bën peshqirët të ngurtë dhe jo thithës.

Ekspertët e Secret Linen Store rekomandojnë një zgjidhje të thjeshtë dhe të lirë: uthullën e bardhë. Mjafton të shtoni 250 ml uthull së bashku me detergjentin dhe ta vendosni direkt në daullen e lavatriçes para ciklit të larjes. Aroma e uthullës zhduket gjatë shpëlarjes.

Uthulla e bardhë është një pastrues natyral që zbërthen mbetjet yndyrore dhe heq shtresën e krijuar nga zbutësi i rrobave. Ajo eliminon mikrobet dhe mykun, duke i lënë peshqirët më të butë, më thithës dhe më të freskët.

Mund ta përdorni të vetme: lani peshqirët në ujë të nxehtë vetëm me uthull, nëse doni bëni një cikël të dytë me detergjent (pa zbutës).

Pas larjes, tundi peshqirët mirë dhe thajini në tharëse me temperaturë të ulët ose varini për t’u tharë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version