UBT News

Si të zhbllokoni lavamanin me sodë buke dhe uthull?

Një lavaman i bllokuar mund të jetë i bezdisshëm. Uji që kullohet ngadalë, zhurmat e gurgullimës ose era e keqe janë shenja që në tuba ka një bllokim.

Nëse uji nuk kalon fare ose del përsëri në sipërfaqe, problemi është më i rëndë. Shkaktarët më të zakonshëm janë flokët, yndyra, mbetjet e sapunit, ushqimi apo produktet e tualetit. Në disa raste, bllokimi mund të vijë nga dëmtime ose vendosje e gabuar e tubave — situatë që kërkon ndihmën e një hidrauliku.

Megjithatë, për bllokime të lehta, mund të provoni zgjidhje të thjeshtë me dy përbërës që zakonisht i keni në shtëpi: sodë buke dhe uthull.

Çfarë ju nevojitet?

Një çajnik me ujë të vluar

240 ml ujë të vluar

240 ml uthull

120 g sodë buke

Hapat që duhet të ndiqni:

Hidhni ujë të vluar në lavaman për të zbutur yndyrat dhe papastërtitë. Në një enë, përzieni 240 ml ujë të vluar me 240 ml uthull.

Shtoni 120 g sodë buke dhe menjëherë derdhni përzierjen në lavaman, lëreni të qëndrojë rreth 1 orë. Gjatë kësaj kohe do të formohen flluska që ndihmojnë në shpërbërjen e bllokimit. Pas një ore, shpërlani lavamanin me ujë shumë të nxehtë për rreth një minutë.

Nëse bllokimi nuk është larguar plotësisht, mund të përdorni një spiral pastrues (tel fleksibël) për të pastruar më thellë.

Pse funksionon kjo metodë?

Kur soda e bukës reagon me uthullën, krijohet një reaksion kimik që prodhon dioksid karboni (gaz). Ky gaz formon flluska dhe presion, të cilat ndihmojnë në zhbllokimin dhe pastrimin e mbetjeve brenda tubave. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version