Alarmi bie për të disatën herë dhe e vetmja gjë që bëni është të ktheheni në anën tjetër. Pas një ore duke vazhduar kështu dhe një filxhan të madh me kafe më në fund zgjoheni, por a është kjo mënyra me të cilën doni të filloni ditën tuaj?
Në këtë artikull do të gjeni katër mënyra që do ju bëjnë të zgjoheni shpejt dhe më energjikë.
Mbajeni alarmin tuaj në anën tjetër të dhomës
Nëse butoni i alarmit është pranë jastëkut tuaj, ka të ngjarë që ju të shtyni alarmin derisa ai të ndalojë. Në të kundërt, ju do të detyrohuni të dilni nga shtrati.
Shihni dritën
Për një gjumë të mirë, ju doni të jeni larg nga TV, telefoni, pra dëshironi errësirë absolute. Por kur zgjoheni, doni absolutisht të kundërtën. Për ta realizuar këtë hapni grilat!
Filloni me një dush
Kjo çliron dopaminë neurokimike në trurin tuaj, duke ju vënë në një gjendje më të lumtur dhe më të qetë.
Gjeni një pasion
E mbani mend ndjesinë kur ishit fëmijë të shtunave në mëngjes? Mezi prisnit të zgjoheshit dhe të shikonit kukullat tuaja të preferuara. Gjeni projekte dhe qëllime për të cilat jeni të apasionuar po njësoj edhe sot, në mënyrë që të zgjoheni me energji.