UBT News

Si të zgjidhni ngjyrat e duhura për një gjumë të qetë?

Mënyra se si është e mobiluar dhoma e gjumit ka ndikim të madh në cilësinë e pushimit. Renditja e mobilieve, zgjedhja e materialeve dhe, mbi të gjitha, paleta e ngjyrave ndikojnë drejtpërdrejt në qetësinë e trupit dhe mendjes.

Ekspertët e dizajnit të brendshëm theksojnë se ngjyrat nuk janë thjesht element estetik, por kanë efekt psikologjik, duke formësuar disponimin dhe ndjenjën e rehatisë në hapësirë.

Ngjyrat që duhen shmangur

Sipas Kate Duffy, eksperte e arredimit të brendshëm, hapi i parë është të mendoni për atmosferën që doni të krijoni. Për një dhomë që nxit relaksim, duhet të shmangni tonet e ftohta dhe sterile, që krijojnë ndjesi distancimi apo ftohtësie emocionale.

Gri ose e bardha me nëntona të ftohtë mund të japin ndjesinë e sterilitetit ose të trishtimit. Në vend të tyre, rekomandohen tone të ngrohta, neutrale ose tokësore, që sjellin rehati dhe natyralitet.

Ngjyrat e ndezura, si e verdha intensive, jeshile e gjallë ose rozë e fortë, mund t’i japin energji dhomës, por nëse dominojnë, mund të shkaktojnë nervozizëm dhe vështirësi në relaksim. Përdorini vetëm në detaje: jastëkë dekorativë, perde ose tablo.

E kuqja, edhe pse lidhet me pasionin, rrit energjinë e pengon gjumin. Ajo nxit dhe oreksin, ndaj nuk është e përshtatshme për dhoma gjumi.

Si të neutralizoni ngjyrat e papërshtatshme?

Nëse muret janë lyer me ngjyra të papërshtatshme, efekti zbutet: Me mobilie të mëdha që mbulojnë sipërfaqe dominuese, me piktura, tablo ose pasqyra që krijojnë ekuilibër vizual. Me ndriçim të ngrohtë dhe të butë, që ndryshon perceptimin e ngjyrës dhe e bën më qetësuese

Ngjyrat që nxisin gjumin e mirë

Ekspertët rekomandojnë: Kaltra e butë, që qetëson mendjen e krijon ndjesi sigurie. Bezha dhe tonet rërorë, që sjellin ngrohtësi dhe stabilitet

Livanda, vjollca e hapur dhe jeshilja ulliri, për një atmosferë të balancuar dhe natyrale. Për një prekje romantike, rozë e zbehtë ose nuanca pudre, delikate dhe të balancuara.

Zgjedhja e ngjyrave të duhura mund të transformojë dhomën e gjumit në një hapësirë relaksuese dhe të qetë, që favorizon pushimin e mirë dhe rifreskimin e trupit dhe mendjes. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version