UBT News

Si të veproni kur fëmija shfaq varësi nga telefoni

Prindërit e dinë mirë ndjesinë kur fëmija është fiksuar keq pas telefonit celular gjatë gjithë kohës.

Gati gjysma e adoleshentëve që janë 10 deri në 13-vjeç kanë një smartfon dhe ky numër vijon të rritet. Madje në vendet më të zhvilluara, shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre shpenzojnë shuma të mëdha në lojërat që luajnë nga kompjuteri.

Më poshtë ju sjellim disa nga mënyrat më të mira për të pasur një bisedë me fëmijën tuaj rreth kësaj çështje.

Trajtojeni problemin në vetën e parë numri shumës, “ne” – Le të jemi të sinqertë – varësia tek prindërit është thuajse sa ajo e fëmijëve, për këtë arsye duhet të thoni gjëra të tipit “kjo varësi nga telefoni nuk i bën mirë familjes sonë. Ne duhet ta luftojmë këtë varësi në shtëpinë tonë”. Prindërit mund të tregojnë për mënyrën se si ata i fikin telefonat e tyre (ose i lenë silent) sapo futen në shtëpi në mënyrë që të heqin zakonin e varësisë nga ato. Kështu ju japin një shembull fëmijëve për të bërë të njëjtën gjë.

Mos e përkufizoni teknologjinë si “djall” – Në vend të kësaj flisni për përfitimet nga smartfonët, se si ju ndihmojnë në kërkimet për projekte shkollore ose për të qëndruar në kontakt me miqtë. Pastaj, tregojuni se si smartfonët po na marrin kohën që mund të shpenzonim për gjëra shumë të bukura, si për shembull për të dalë me bashkëmoshatarët apo për të shkuar për ski etj. Vendoseni në kuptimin se si përdorimi i këtyre pajisjeve mund të ketë ndikim negativ në aspekte të tjera të jetës së tyre.

Diskutoni për limitet – Caktoni një orar të njëjtë familjarisht se kur mund të përdorni telefonat, ndoshta pas detyrave të shtëpisë ose pas punëve që mund të bëni. Vini kushte të tilla që tregojnë se të gjitha aktivitetet në telefon (mesazhet, lojërat, Youtube. Mediat sociale etj.) do të përdoren gjatë kësaj kohe. Ju gjithashtu duhet të bini dakord për vendin ku do të përdorni telefonat, për shembull: jo në dhomën e gjumit ose jo në kuzhinë. Pasi të keni vendosur kushtet, rrini me ta, duhet të tregoni se jeni një model i mirë.


Tregoni me mençuri faktet dhe hulumtimet – Prindërit mendojnë se duke ju treguar një provë apo studim shkencor do të ndikojnë direkt tek fëmijët e tyre. Në realitet kjo nuk ndodh gjithmonë, nuk mund të përdorni argumentin se varësia nga telefoni do të ndikojë zhvillimin e mëvonshëm të fëmijës, pasi nuk ka ndonjë të dhënë shkak-pasojë që lidh përdorimin e telefonit me deficitet mendore në adoleshencën e vonë.

Exit mobile version