Është e rëndësishme të dini se si të kujdeseni në mënyrë të duhur për një dëmtim akut të indeve të buta në kyçin e këmbës.
Dikur, trajtimi konsistonte në vendosjen e akullit dhe pushim disa ditë. Sot, kërkimet tregojnë se ndrydhja është një proces që kërkon trajtim në disa faza.
Faza akute e ndrydhjes
ënjtje
mavijosje
gjakderdhje të lehtë
inflamacion
Në këtë fazë është e rëndësishme të:
Mbroni vendin e lënduar: Pushoni dhe përdorni suport (paterica ose fashë mbështetëse) nëse është e nevojshme. Mbani këmbën të ngritur: Përdorni jastëkë për ta mbajtur kyçin lart e për të reduktuar ënjtjen. Shmangni ilaçet anti-inflamatore: Inflamacioni ndihmon në shërimin e indeve. Marrja e këtyre ilaçeve mund të vonojë procesin e natyrshëm të shërimit.
Edukohuni: Pasi simptomat të jenë qetësuar, mësoni si të trajtoni dëmtimin për të përmirësuar rikuperimin.
Pas fazës akute:
Kur faza ka kaluar, është koha për të filluar ushtrimet, me mbikëqyrjen e një mjeku. Ai do të vendosë nëse duhet të filloni me ushtrime me peshën e trupit ose të kaloni në ushtrime me rezistencë. Rëndësi ka të ndiqni rendin e kohën e përshtatshme, për të forcuar përsëri kyçin.
Qëndrimi pozitiv ndihmon në rikuperim. Personat optimistë shërohen më shpejt dhe më mirë se ata që kanë frikë ose janë të shqetësuar.
Edhe gjatë rikuperimit, është e rëndësishme të ruani shëndetin kardiovaskular. Nëse nuk ka shumë ënjtje, mund të përdorni biçikletën për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe aftësinë fizike, duke ndihmuar procesin e shërimit.
Ushtrime për rikuperim dhe parandalim:
Ushtrimet e forcës
Ushtrimet e ekuilibrit
Ushtrimet dinamike
Duke ndjekur hapat e duke ruajtur qëndrim pozitiv, rikuperimi nga një ndrydhje e kyçit do të jetë më i shpejtë dhe i qëndrueshëm. /A.Z/UBT News/