UBT News

Si të trajtoni hiperpigmentimin e lëkurës në shtëpi?

Hiperpigmentimi është një problem që mund të ndikojë në jetën e përditshme të çdo njeriu që prek.

Bëhet fjalë për disa shenja apo njolla të errëta të cilat shfaqen papritur në sipërfaqen e lëkurës në zona të ndryshme të trupit.

Mund të shkaktohen nga ekspozimi i tepërt në diell apo prodhimi i tepërt i melaninës në trup.

Këto shenja fillojë që nga shpina, këmbët, duart, pjesa e bustit dhe fytyra.

Megjithatë nuk mund të themi se është një problem i mirëfilltë shëndetësor përveçse në rastet kur njollat fillojë e happen nëpër të gjithë lëkurën, atëherë duhet  t’i kuroni tek një specialist.

Në të tjera raste kjo është një anomali estetike e lëkurës që mund të trajtohet fare lehtë edhe me produkte natyrale.

Sot në AgroWeb.org do ju tregojmë pesë mënyra shtëpiake për të zvogëluar dhe minimizuar hiperpigmentimin e lëkurës tuaj.

Patatja

Patatja ka veti përthithëse dhe qetësuese, sidomos kur vendoset në lëkurat e djegura e të fryra që kanë qenë në kontakt me diellin. Kështu do të arrijë të parandalojë të gjithë djegien, fryrjen dhe hiperpigmentimin në zonën e dëmtuar.

Mjafton të merrni disa feta patate t’i vendosni në zonën që dëshironi dhe t’i lini për 15 minuta.

Më pas shpërlajeni të gjithë zonën me ujë të freskët.

Lëng limoni dhe mjaltë

Përveçse për floket apo për kollën, këta dy përbërës janë të mrekullueshëm, por mund t’i përdorni edhe për të ndaluar pigmentimin e tepërt të lëkurës tuaj.

Kjo pasi përmbajnë acid citrik dhe shumë ushqyes të cilët zbardhin lëkurën dhe e ushqejnë atë njëkohësisht.

Si ta përgatisni?

  • 50 gr mjaltë
  • 30 ml lëng limoni

Mjafton të bashkoni të dy përbërësit me njëri tjetrin nëj një enë, derisa të keni një përbërje homogjene.

Më pas aplikojeni atë në zonën ku keni shenjat me lëvizje rrethore dhe lëreni që të veprojë për 20 minuta.

Shpërlajeni me ujë të vakët dhe për rezultate të menjëherëshme bëjeni këtë trajtim çdo ditë.

Portokall, qumësht, mjaltë

Falë acidit citrik që lëkura e portokallit përmban është një mënyrë e përkryer për të larguar njollat.

Si ta përgatisni?

  • Lëkura e një portokalli
  • 100 ml qumësht
  • 50 gr mjaltë

Grini me rende lëkurën e portokallit, bashkojeni atë me qumështin dhe mjaltin e më pas lyeni mirë të gjithë zonën problematike.

Lëreni këtë trajtim të veprojë mbi lëkurë për 30 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të freskët.

Këtë trajtim këshillohet ta kryeni të paktën tre herë në javë./AgroWeb.org

Exit mobile version