Në Google u rritën kërkimet për fjalinë “si të thyesh krahun në shtëpi” pasi presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi për vendimin e tij për mobilizim të pjesshëm të popullsisë për luftën në Ukrainë.
Presidenti rus tha se rekrutimi do të zbatohet vetëm për rezervistët dhe dekreti do të hyjë në fuqi të mërkurën.
Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili u deklarua pas adresimit të Putinit, tha se 300 mijë burra me përvojë të mëhershme ushtarake do të ftohen.
Vetëm pak kohë pas njoftimit të Putinit, në Google u rritën kërkimet për fjalinë “si të thyesh krahun në shtëpi”, që ngjalli spekulime se rusët mund të ndërmarrin masa ekstreme për t’iu shmangur luftës në Ukrainë./UBTNews/