UBT News

Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë të ftohtit këtë sezon dimëror?

Stuhitë e dimrit mund të prishin oraret ditore dhe planet e udhëtimit, por të ftohtit ekstrem, shiu, era dhe bora mund të ndikojnë në shëndetin tonë. Vitet e fundit, normat e vdekjeve në të gjithë botën kanë qenë 8% deri në 12% më të larta gjatë muajve të dimrit, sipas të dhënave të vdekshmërisë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kjo rritje lidhet me “ndryshimet sezonale në sjelljen dhe trupin e njeriut” dhe “ekspozimin e shtuar ndaj sëmundjeve të frymëmarrjes”, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA. Përveç përgatitjes së shtëpisë me të ngrohtë dhe makinës për motin e dimrit, ka disa hapa të tjerë që mund të ndërmerrni për të mbajtur veten dhe të tjerët të shëndetshëm kur është shumë ftohtë.

Kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit – Foshnjat e të moshuarit duhet të jenë të parët që duhet të kujdesemi dimrit thotë ,Tyler Barrett, doktor ekzekutiv mjekësor në Spitalin Universitar në Nashville. “Foshnjat dhe të rriturit e moshuar e kanë më të vështirë të ruajnë temperaturën bazë të trupit, sepse e humbasin nxehtësinë më lehtë dhe priren të prodhojnë më pak nxehtësi trupore. Hipotermia ndodh atëherë kur trupi fillon të humbasë nxehtësinë më shpejt sesa mund të prodhohet”, tha ai.

Qëndrimi i sigurt në ambiente të mbyllura – Mos përdorni gjeneratorë, grila me gaz, qymyr ose sobë druri brenda shtëpisë. Tymi nga këto pajisje shkakton grumbullimin e monoksidit të karbonit, shton Barrett, dhe gazi pa erë mund t’ju vrasë. Përdorimi i sobës së kuzhinës për ngrohje është jo i sigurtë, në vend të kësaj, përdorni batanije shtesë ose pallto.

Rreziqet nga ngrirja dhe hipotermia – Nëse keni nevojë të dilni jashtë gjatë dimrit, Barrett rekomandon kufizimin e sasisë së kohës që kaloni për të parandaluar ngrirjen. “Vishuni me rroba të ngrohta sidomos për mbrojtjen e zonave të ndjeshme si veshët, hunda, faqet dhe gishtat e duarve, tha dr.Barrett. Ngrirja ndodhë kur enët e gjakut ngushtohen, temperatura e lëkurës bie e kristale akulli formohen rreth dhe brenda qelizave, duke shkaktuar dëme. Simptomat përfshijnë lëkurë të bardhë a gri në të verdhë që ndihet e fortë. Kujdes nga Hipotermia, është gjendje serioze e kërkon ndihmë mjekësore. Shenja tjera përfshijnë: Konfuzionin, humbjen e kujtesës dhe përgjumjen.

Qëndroni të hidratuar – Në temperatura të ftohta, lëkura bëhet e thatë dhe e plasaritur nëse nuk hidratohet siç duhet. Përdorni ujë të ngrohtë në vend të ujit të nxehtë gjatë dusheve për të parandaluar përkeqësimin e lëkurës së thatë. Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon aplikimin e kremit hidratues pas dushit për të bllokuar lagështinë ekzistuese në lëkurë. “Njerëzit që vuajnë nga ekzema mund të kenë shpërthime të shtuara gjatë dimrit,” tha Barrett, duke shtuar se ata me sëmundje të lëkurës të lidhura me dimrin duhet të flasin me ofruesin e tyre të kujdesit parësor për udhëzime dhe trajtim të mëtejshëm. /UBT News/

Exit mobile version