Në sezonin e virozave, kujdesi për ushqyerjen është po aq i rëndësishëm sa dhe trajtimi me ilaçe.
Çaji i kamomilit është një nga më të rekomanduarit për qetësimin e dhimbjeve të barkut, stomakut apo kokës dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të virozave.
Megjithëse përgatitja e tij duket e thjeshtë, ekzistojnë disa sekretë që garantojnë shfrytëzimin e plotë të vetive kurative të bimës.
1. Zierja
Gabimi më i zakonshëm është zierja e kamomilit me ujin. Fillimisht, zieni ujin veç e veç në çajnik ose enë të pastër. Mos shtoni kamomilin kur uji është akoma mbi zjarr.
2. Temperatura e ujit
Kur uji të ketë arritur valën, hiqeni nga zjarri e hidhni kamomilin e thatë ose të njomë. Përziejeni dhe lini të qëndrojë 3–4 minuta para se ta kulloni. Mos e lini më gjatë, sepse çaji mund të bëhet shumë i fortë dhe të krijojë efekte të padëshiruara.
3. Sasia
Për një filxhan çaji:
1 lugë me kamomil të thatë
ose 2 lugë çaji me kamomil të njomë
Duke ndjekur këto hapa, do të përfitoni nga të gjitha vetitë shëruese të kamomilit, duke ndihmuar trupin të luftojë virozat dhe të rikuperohet më shpejt. /A.Z/UBT News/
