Mbajtja nën kontroll e nivelit të sheqerit në gjak kërkon konsumin e perimeve që përmbajnë pak niseshte, kalori dhe karbohidrate.
Qepa është një prej perimeve që plotëson këto kushte dhe rrjedhimisht mirëmban nivelet e sheqerit në gjak.
Qepët janë një burim shumë i mirë ushqyesish të nevojshëm për organizmin. Bëhet fjalë për fibrën, vitaminat e kompleksit B dhe antioksidantët.
Një filxhan çaji me qepë të grira ofron 46 kalori, 10 gramë karbohidrate, 2 gramë fibër dhe 1 gramë proteinë. Ky racion plotëson 14% të nevojës ditore për vitaminë C, 7 përqind të dozës ditore të manganit dhe vitaminës B6 dhe 5% të folatit.
Sa duhet të jenë nivelet e sheqerit në gjak?
Ekspertët thonë se nivelet e sheqerit në gjak konsiderohen normale kur ato janë më pak se 100 mg/dl kur njeriu nuk ka ngrënë për të paktën 8 orë. Pas ushqyerjes, këto nivele duhet të qëndrojnë tek më poshtë se 140 mg/dl.
Gjatë ditës, nivelet e sheqerit ulen sidomos përpara vakteve duke arritur në 60, 70 dhe 90 mg/dl.
Më shumë qepë rregullisht!
Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e rregullt të qepëve në regjimin tuaj ushqimor. Ato mund t’i përfshini në sallata, gatime me mish ose t’i kavërdisni lehtë dhe t’i përfshini në salca të ndryshme.
Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon ngrënien e tre deri në pesë racione me perime pa niseshte në ditë. Megjithatë, në rastin e qepëve nuk duhet ta teproni shumë sepse gjithësesi qepët rrisin nivelin e karbohidrateve. Për shembull, dy filxhanë çaji me qepë të grirë ofrojnë 20 gramë karbohidrate./AgroWeb.org