Artriti reumatoid është një sëmundje që karakterizohet nga një problem autoimun dhe inflamator që ndikon në shëndetin e gjymtyrëve.
Kjo do të thotë se sistemi imunitar i njeriut del nga shinat dhe sulmon organizmin.
Sëmundja është e menaxhueshme nëpërmjet medikamenteve apo trajtimeve bimore.
Simptomat e Artritit Reumatoid
Dhimbja e kyçeve
Dhimbja është simptoma kryesore që karakterizon këtë sëmundje.
Dhimbja në fillim nis tek gishtat dhe më pas përhapet tek kyçet, shpatullat, ijet dhe gjunjët.
Dhimbja e kyçeve të dorës është një tregues i rëndësishëm në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje.
Ndjesia e ngurtësisë
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje shoqërohet edhe me ndjesinë e ngurtësisë së kyçeve gjë që shfaqet që në mëngjes.
Zakonisht, njeriu ka vështirësi në lëvizjen e kyçeve.
Enjtja
Në fillimet e saj, sëmundja shfaqet edhe me enjtjen e kyçeve dhe gishtave të dorës dhe të këmbës.
Nxehtësi e padurueshme
Një gjë e tillë mund të mos jetë shumë e dukshme, por kyçet e prekura nga inflamacioni ndihen shumë të nxehta në prekje.
Mosfunksionimi i kyçeve
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje pengon kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Nëse ajo prek kryesisht gjunjtë, ju mund të keni vështirësi të ngjisni ose zbrisni shkallët.
Lodhje
Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur.
Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.
Humbja e masës muskulare
Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek.
Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.
Si të shfrytëzoni hudhrën kundër reumatizmës
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si të shfrytëzoni hudhrën të kundër dhimbjeve.
Hudhra është efikase kundër inflamacionit dhe është shumë e pasur me antioksidantë.
Hudhrën mund ta përdorni në tre mënyra
Shtypni dy thelbinj hudhre dhe kalojini në mikser. Shtoni në mikser një limon të qëruar dhe një lugë çaji me mjaltë.
Grijini bashkë. Kurën pijeni gjatë gjithë ditës.
Mënyra e dytë është që të përzieni dy thelbinj të shtypur të hudhrës me dy lugë gjelle me mjaltë.
Shtoni ujë sipas dëshirës dhe lëngun pijeni sa herë të dëshironi.
Mënyra e tretë është që të fërkoni gjymtyrët me hudhër.
Kini kujdes, sepse nëse hudhra mbetet në lëkurë për shumë kohë mund të shkaktojë djegie.
Sipas preferencave, hudhrën mund ta shtoni edhe në ushqimet tuaja të përditshme.
Një alternativë e mirë është që të shtrydhni dy limonë dhe ta përzieni në mikser me dy thelbinj hudhër.
Kura duhet pirë nga një lugë çdo mëngjes me stomak bosh./AgroWeb.org