Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’
Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.
Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.
Aloe Vera ka plot minerale përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, seleniumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin.
Aloe Vera ka në përmbajtjen e saj enzima të rëndësishme që ndihmojnë me tretjen duke zbërthyer molekulat e yndyrës dhe sheqerit, por edhe reduktuar inflamacionet e ndryshme.
Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org, Aloe Vera përmban vitaminën B12 që është e nevojshme për prodhimin e rruazave të kuqe.
Aloe Vera është një burim i pasur i vitaminave A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe acidit folik.
Aloe Vera përmban 20 nga 22 amino-acidet thelbësore, për të cilat ka nevojë trupi dhe që shërbejnë për të luftuar bakteret dhe viruset.
Aloe Vera largon toksinat nga stomaku, veshkat, shpretka, fshikëza, mëlçia dhe zorra e trashë. Ajo ndihmon me tretjen, ulcerën dhe inflamacionin në stomak.
Si mund të përdoret Aloe Vera kundër kolesterolit?
Studimet mbi ndikimin e aloe verës tek ulja e kolesterolit kanë qenë të shumta.
Pjesëmarrësit në studime kanë konsumuar rregullisht aloe vera në formën e suplementëve.
Disa prej studimeve nënvizuan se konsumi i rregullit i ekstrakteve të aloe verës mund të ulë kolesterolin e keq me të paktën 12 përqind.
Konsumi i këtij ekstrakti mundet gjithashtu të ulë nivelin e triglicerideve me nga 25 deri në 31 përqind.
Nëse ju vendosni të përdorni xhelin e aloe verës për uljen e kolesterolit AgroWeb.org këshillon që ju duhet të konsultoheni si fillim me një mjek profesionist.
Limonatë me Aloe Vera e Mjaltë
Për katër persona:
- Dy lugë gjelle me xhel aloe vera, të cilin e merrni nga brendësia e gjetheve të Aloes.
- Lëngu i shtrydhur i dy kokrrave limonave, në dy gota të ndryshme
- 3 gota me ujë
- Dy lugë gjelle me mjaltë
Përgatitja
Vendosni xhelin e Aloas në njërën nga gotat e lëngut të limonit të shtrydhur dhe lëreni aty për 15 minuta.
Ndërkohë, në një kanë prej qelqi kombinoni ujin, lëngun e limonit e ruajtur në gotën tjetër dhe mjaltin.
Përzijeni me kujdes derisa mjalti të shkrijë dhe të njëtrajtësohet me ujin. Provojeni për ëmbëlsi, nëse e preferoni pak më të ëmbël mund të shtoni edhe pak mjaltë tjetër.
Përmes një site të vogël kuzhine, nxirreni xhelin e aloas nga lëngu i limonit.
Më pas, hidheni atë në kanën e ujit me limon e mjaltë dhe përzjeheni ose tundeni për dy ose 3 minuta.
Pini një gotë në ditë per rreth 4-5 ditë. Kjo limonatë mund të mbahet deri në tre ditë në frigorifer./AgroWeb.org