UBT News

Si të përballeni me kapilarët e pëlcitur?

Para se t’i provoni ilaçet e barnatoreve, provoni këtë recetë shtëpiake për vena të zgjeruara dhe kapilarë të pëlcitur.

Kapilarët e pëlcitur janë enë të vogla që janë dëmtuar dhe kanë plasur nën lëkurë. Kjo çon në një pamje të njollosur, që shfaqen në fytyrë ose këmbë. Në mjekësi, shpesh quhen edhe telangjiektazi ose “venat merimangë”. Janë shfaqje e pakëndshme dhe e keqe nën lëkurë, kanë ngjyrë të kaltër, vjollcë a të kuqe.

Shkaqet e mundshme përfshijnë:

Gjenetika – trashëgimi familjare

Ekspozimi ndaj diellit – dëmton lëkurën dhe enët e gjakut

Ndryshimet hormonale – sidomos tek gratë (shtatzëni, menopauzë)

Presioni i lartë i gjakut

Alkooli – zgjeron enët e gjakut

Disa sëmundje të mëlçisë

Rosacea – një gjendje kronike e lëkurës

Trauma lokale ose masazhe të forta.

Edhe pse janë të parrezikshëm, duken keq në lëkurë, ekziston mënyra si t’i eliminoni, me ndihmën e disa përbërësve që i keni në shtëpi.

Mënyra e parë – Merr kokrra domatesh të reja prisni në feta. Vendos në vendin ku ju kanë pëlcitur kapilarët. Përdorni domate të reja, jo të pjekura. Fetat e domates lini 2-3 minuta në lëkurë. Hiqni dhe lëkurën. Këtë proces përsëriteni edhe në 10 ditët në vijim dhe kapilarët do të duhej të zhdukeshin shumë shpejt.

Mënyra e dytë – Uthullën e mollës qiteni në regjionin ku kanë pëlcitur kapilarët. Këtë procedurë përsëriteni tri herë në ditë 10 minuta. Pas katër javësh më herët, kapilarët e pëlcitur zhduken. Uthulla mund të shkaktojë rritim të lëkurës, prandaj është me rëndësi që të mos e qitni në pjesët e ndjeshme të trupit.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /UBT News/

Exit mobile version