UBT News

Si të parandaloni ndryshimet hormonale?

Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë problem që supozohet të jetë vetëm i grave. Por, organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.

Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja. Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

Ndryshimet hormonale, cilat janë ushqyesit më të nevojshëm?

Vitaminat B

Janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat por jo vetëm kaq, të domosdoshme për funksionet e hormoneve.

Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë, acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut.Omega-3 gjeni tek: Salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose te suplementët farmaceutikë.

Probiotikët

Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha. Një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale.

Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?

Një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës e mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen. Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet. Na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm

Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm dhe prodhojnë vitamina e përbërës tjerë, ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar. /nzoom.biz/

 

Exit mobile version