Edhe pse nuk ka një studim shkencor që e mbështet këtë, vaji i ullirit njihet për një kohë të gjatë si një ilaç efektiv popullor kur vjen puna te dhimbja e veshit.
Përbërja e vajit të ullirit dhe cilësia e tij ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjen e shkaktuar nga akumulimi i dyllit. Aplikimi i drejtpërdrejtë i vajit mund të zbusë dhe të eliminojë tepricat e dyllit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thekson se aplikimi i disa pikave të ngrohta të vajit të ullirit në vesh ka efekte anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë dhimbjen.
Mos harroni se edhe xhenxhefili mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes falë vetive të tij duke qenë se është antimikrobik dhe antifungal. Thjesht aplikoni lëng xhenxhefili të ngrohtë rreth kanalit të jashtëm të veshit, pa e vendosur direkt në vesh.
Kur vjen puna tek fëmijët janë disa që duhet të keni parasysh, për të parandaluar infeksionin e veshit:
- Duhet t’i vaksinoni
- Kujdesuni që t’i lajnë sa më shpesh duart
- Mos i ekspozoni fëmijët në ambiente me tym duhani ose lëndësh të tjera të dëmshme.
- Shmagni kontaktin e fëmijëve me njërëz të sëmurë
Kujdes! Mbani parasysh se këto ilaçe e këshilla nuk zëvendësojnë konsultën me mjekun. Konsultohuni me një mjek përpara se të aplikoni ndonjë prej këtyre mjeteve pasi kanali i veshit është shumë i ndjeshëm dhe futja e çdo substance në të mund të shkaktojë alergji ose të përkeqësojë gjendjen e tij./neps.al