Që nga mëngjesi e deri në fund të ditës, misioni i një prindi është ta mbajë fëmijën e tij, të sigurt, të mbrojtur e të shëndetshëm. Sytë e të vegjëlve janë ndjeshëm të rrezikuar jo vetëm nga televizori, por edhe nga ushqyerja, kompjuteri, tableti e telefoni.
Përkujdesja për sytë e fëmijëve është e një rëndësie jetësore.
Shëndeti i syve është shumë i brishtë në fazat e para të jetës dhe është detyra e prindit të mbikëqyrë me kujdes rritjen dhe zhvillimin e tij.
Etapat e evolucionit të shikimit të fëmijëve
Mjekët shpjegojnë se të porsalindurit janë në gjendje të dallojnë ngjyrën e bardhë nga e zeza ndërkohë që rrezja e shikimit është në një distancë prej 0.5 metra. Pas dy muajve, fushëpamja e tyre zgjerohet me 60 º dhe fëmija arrin të dallojë ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër
Fushëpamja e fëmijëS 4 muajsh zgjerohet në 110 º, kur arrin në 1 vjeç, ajo arrin në 180 º. Maturimi i syve të fëmijëve nis në moshën 6 vjeç e përfundon 10 vjeçare. Sëmundjet e syve më të përhapura tek fëmijët janë: shtrembërimi i syve, hipermetropia, myopia, glaucoma e lindur dhe perdja e lindur.
Ky evolucion në shikimin e fëmijës ka nevojë për mbikëqyrje dhe vizita të detyrueshme tek okulisti
Si të mbroni sytë e fëmijëve tuaj?
Bebet nga 0-4 muaj
Bebet e kësaj grupmoshe duhet të qëndrojnë të mbrojtur nga ndriçimi i fortë. Drita në dhomën e fëmijës nuk duhet të jetë shumë e fortë. Nëse krevati i bebes sheh nga dritarja, atëherë kthejeni nga ana e kundërt. Aparatet elektronike duhen mbajtur të paktën 30 cm larg fëmijës.
Bebet nga 5-8 muaj
Ekspertët rekomandojnë që në pjesën e sipërme të krevatit të varni lodra të vogla sepse ato bëjnë mirë për shikimin. Përveç shikimit, mbajtja e lodrave të tilla ndihmon në sinkronizimin e lëvizjes së duarve dhe këmbëve. Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të kalojnë pak kohë në natyrë.
Ushqimet e duhura për sy të mprehtë
Për fëmijët e grupmoshave të tjera, ushqyerja është rruga e duhur për tu mbrojtur sytë.
Barishtet
Barishtet janë të pasura me luteinë dhe zeaksanthinë. Këto antioksidantë ulin rrezikun e formimit të perdes së syve dhe sëmundjeve të tjera të shikimit.
Vezët
E verdha e vezës është shumë e pasur me luteinë, zeaksanthinë dhe zink. Këto të treja ulin rrezikun e sëmundjeve të syve që në moshë të vogël e deri më vonë.
Agrumet dhe frutat e pyllit
Frutat e pyllit dhe agrumet përmbajnë sasi të bollshme të vitaminës C. Kjo e fundit ul në mënyrë dramatike rrezikun e kataraktit dhe miopizimit të syve.
Bajamet
Studimet kanë konfirmuar se konsumi i rregullt i bajameve ngadalëson humbjen e shikimit dhe sëmundjet e tjera që prekin retinën.
Kjo vjen falë vitaminës E që gjendet tek bajamet. Një grusht me këto arror në ditë plotëson gjysmën e nevojës ditore për vitaminën E.