UBT News

Si të largoni insektet dhe fluturat nëpër ushqim?

Një nga problemet më të mëdha janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.

Këto flutura fshihen lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve, një e tillë jeton nga 30 deri 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.

Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit?

Këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen, fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve.

Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një, e rëndësishme është të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë.

Ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë, ato që i kanë shpëtuar infektimit duhen ruajtur në qese apo enë qelqi të mbyllura mirë.

Pastërtia e dollapëve të ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe me ujë të nxehtë me sapun, sigurohuni të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.

Pastroni me uthull, në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thani mirë para se t’i mbushni sërish.

Kurthet e duhura për fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve, mbani në dollapë e ndërroni deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa parandaluese

Një tjetër këshillë, të merrni tufë me gjethe dafine e ta vendoseni në dollapët e ushqimeve. Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë.

Exit mobile version