Dëshira për t’i rezistuar ushqimimeve të caktuara, sidomos atyre që nuk janë të shëndetshme, është shpesh herë e pamundur. Kjo për shkak të shijes, pamjes dhe aromës fantasike të tyre.
Më pas, kur keni ngrënë më shumë seç duhet, betoheni se kjo do të jetë hera e fundit. Por duhet të dini se jo çdo gjë ndodh pa arsyre dhe për këtë ka edhe një shpjegim!
Në shumë raste reklamimet e ushqmimeve që mund të hasni çdo ditë, që nga ushqimoret e deri tek recetat në ekranet e celularëve dhe televizorëve, mund të ndikojnë duke shtuar dëshirën tuaj për të ngrënë.
Prandaj kur vjen fjala tek përzgjedhja e ushqimeve që konsumoni, kjo është një betejë e vështirë, që kërkon më tepër ndërgjegjësim dhe planifikim, sesa vullnet.
Dhe rezultati përfundimtar është shndërrimi i të ngrënit nga një akt konsumi në një akt kënaqësie.
Pse konsumoni ushqim pa kriter nuk jeni të uritur?
Mund të jetë nga gëzimi, por shanset janë sepse jeni të shqetësuar, të stresuar, të lodhur, të trishtuar ose të mërzitur.
Me këto emocione të perceptuara nga trupi si stres kronik, ai çliron kortizol, i cili mund të stimulojë oreksin.
Dhe shpesh në këto raste gjendeni duke kërkuar ushqime të kripura, me yndyrna të larta ose edhe sheqerna.
Këto ushqime të shijshme stimulojnë çlirimin e dopaminës, e cila fillimisht mund t’ju bëjë të ndihemi mirë dhe t’ju bëjë të dëshironi më shumë ushqim.
Kështu kjo gjë mund të kthehet në një zakon të rrezikshëm për shëndetin tuaj.
Çfarë mund të bëni?
Para se të shkoni në market bëni mirë të bëni një listë me produktet që ju duhen dhe të mbushni stomakun plot.
Të dyja do t’ju mbajnë të fokusuar dhe do të parandalojnë të josheni nga blerje të panevojshme.
Gjithashtu AgroWeb.org ju sugjeron të gjurmoni ushqimin që konsumoni për tre ditë, duke i kushtuar vëmendje kohës, sasisë, si u ndjetë para dhe pasi konsumuat ushqimin tuaj.
Në këtë mënyrë do të zbuloni më shumë se si shenjat e urisë fillojnë të shfaqen tek ju.
Një nga shenjat mund të jetë që prireni të hani kur shihni të tjerët duke ngrënë, ose kur fillon një film keni nevojë për kokoshka.
Jini të ndërgjegjshëm kur hani dhe shijoni të gjitha ushqimet.
Shumë shpesh njerëzit hanë duke parë televizor, duke bërë punë, duke folur në telefon.
Kryerja e shumë detyrave ju bën të lëvizni dhe më pas të gëlltisni ushqimin pa e përpunuar mirë.
Ky veprim ju kufizon mundësinë të kuptoni nëse jeni ngopur dhe përfundoni duke ngrënë më shumë.
Ne duhet të hamë me të gjitha shqisat tona dhe kjo vlen për të gjitha ushqimet.
Kushtojini kohën e duhur këtij procesi dhe shijoni çdo kafshatë.
Edhe pse këto metoda mund të mos funksionojnë gjithmonë, ju nuk duhet të mërziteni dhë të hiqni dorë.
Ndërgjegjsimi është një praktikë e vazhdueshme, që me kalimin e kohës ju ndihmon të krijoni zakone të reja./AgroWeb.org